Jump to content

njësit

Nga Wiktionary

NJËSIT m. usht.

  • 1. hist. Grup i vogël partizanësh ose ilegalësh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që kryente veprime të armatosura ose detyra të tjera. Njësit partizan. Njësitet guerile. Njësiti i fshatit. Komandanti i njësitit. Aksionet e njësitit.
  • 2. Formacion i vogël ushtarak. Njësit vrojtues. Njësitet e luftimit. Njësitet vullnetare popullore. Njësiti i shërbimit.