njësh
Appearance
NJËSH m.
- 1. Numri një. Më i madh se njëshi. Rrënja katrore e njëshit është një.
- 2. vet. nj. fig. Një njeri, një qenie a një send, duke e marrë veças.
- 3. Nota më e ulët në sistemet e vlerësimit të dijeve me pesë ose me dhjetë nota dhe nota më e lartë në sistemin me katër nota. Mori njësh. I vuri njësh.
- 4. Asi (në lojën me letra). Hodhi njëshin. Kam dy njësha.
NJËSH ndajf.
- 1. Bashkë me një tjetër a me të tjerë, tok e të pandarë, duke qenë të shkrirë në një njësi të vetme, së bashku; kund. veç. U bënë njësh. Rrojnë njësh. Erdhën (vajtën) njësh. I bënë njësh arat (bagëtitë). Punojnë njësh. Shkruhen njësh (fjalët).
- 2. Njëlloj, njësoj, një, barabar; në mënyrë të njëtrajtshme; në mënyrë të shkrirë e të padallueshme, rrafsh. U bë njësh me tokën (me gurët, me shkëmbin). Qielli ishte bërë njësh me detin. Ecte njësh me ne. Buza e tenxheres nuk vinte njësh. Këndojnë njësh këndojnë në një zë.
- 3. bised. Në të njëjtën kohë, njëkohësisht. Njësh i kemi ndërtuar shtëpitë.
- 4. Në një pjesë, në një fill etj. (përdoret edhe së bashku me parafjalën me). Fill njësh. Bllok njësh. E bëj (e hap) me njësh çarçafin. E bëri perin (fillin) (më) njësh.
- E bëri njësh (një) me tokën shih tek TOK/Ë,~A I. U bë njësh (një) me tokën shih tek TOK/Ë,~A I.