njëqind
Appearance
NJËQIND num. them.
- 1. Numri që shënon një sasi të barabartë me dhjetë herë dhjetë. Njëqind veta. Njëqind vjet një shekull. Njëqind faqe.
- 2. përd. num. rresht. I njëqindtë. Dhoma (kabina) njëqind. Në faqen njëqind. Kilometri njëqind.
- 3. bised. Një numër i madh, por i papërcaktuar, shumë. Ta kam thënë njëqind herë. I jam lutur njëqind herë. E kam provuar njëqind herë. Na ka dhënë njëqind premtime.
- Njeri me njëqind (me dyzet) flamurë shih te FLAMUR, ~I. Si një herë, njëqind herë shih te HER/Ë,~A. Të çon (të shpie) në krua (në shtatë kroje, në njëqind çezma, a në dyzet çezma) e s'të jep ujë shih te KRUA, KROI.