njëjës

Nga Wiktionary

njëjës mb. gjuh.

  1. Numri njëjës: formë e kategorisë gramatikore të numrit, që tregon se është fjala për një frymor, për një send a për një dukuri ose që veprimi, gjendja a tipari cilësor ka të bëjë me një qenie me një send a me një dukuri; tërësia e trajtave gramatikore të këtij numri. Emër (mbiemër, përemër) në numrin njëjës. Veta e parë (e dytë, e tretë) e numrit njëjës.
  2. si em. ~,~I m. Numri njëjës. Njëjësi i shquar (i pashquar). Mbaresat e njëjësit. Veta e parë e njëjësit.