Jump to content

njëherazi

Nga Wiktionary

NJËHERAZI ndajf.

  • 1. Në të njëjtën kohë, të gjithë njëherësh; njëkohësisht. U përgjigjën njëherazi. E filluan punën njëherazi.
  • 2. Në po atë masë; gjithashtu, po ashtu. Çështje që i përkasin njëherazi letërsisë dhe shkollës. I thjeshtë e i zgjuar njëherazi.