Jump to content

njëherësh

Nga Wiktionary

NJËHERËSH ndajf.

  • 1. Të gjithë menjëherë, jo veç e veç, jo një nga një, së bashku. Erdhën të gjithë njëherësh. U hodhën në sulm njëherësh. U ngritën njëherësh. Hedh njëherësh farën e plehun.
  • 2. Menjëherë, me një lëvizje a me një veprim, pa e ndarë a pa e ndërprerë; përnjëherë. E ktheu gotën njëherësh. E hëngri gjithë bukën njëherësh. Ia ktheu borxhin njëherësh.
  • 3. Në të njëjtën kohë, në po atë kohë, njëkohësisht; po ashtu. Punon njëherësh në disa makina. Është njëherësh nder dhe detyrë. Me shaka e me qortim njëherësh. Ka nisur njëherësh me të.