njëherë
Appearance
NJËHERË
I. ndajf.
- 1. Dikur, shumë kohë më parë (në të shkuarën). Na ishte njëherë... Kam qenë njëherë atje. Kështu rronin njëherë. Kjo punë ka që njëherë.
- 2. Në një kohë të pacaktuar në të ardhmen, por jo shumë të largët, ndonjëherë, dikur. Do të pendohet njëherë. Do ta pësojë njëherë. Do të më kërkosh një herë. Do të vijë njëherë dita që...
- 3. Së pari, më parë. Ta mbaroj njëherë. Të shohim njëherë. Të vemi njëherë atje, pastaj shohim.
- 4. Tani për tani, hëpërhë. Nuk po i ndryshojmë njëherë. Nuk po e shqetësojmë njëherë. Po e lëmë njëherë kështu.
II. pj.
- 1. Sidomos, veçanërisht (si fj. ndërm.). Unë, njëherë, s'mbaja dot gazin. Edhe ti u lodhe, po ai, njëherë, u këput fare.
- 2. Përdoret pas një foljeje në mënyrën urdhërore për të zbutur urdhrin ose si nxitje. Pa eja njëherë këtu! Na trego njëherë si të ngjau! Shko njëherë edhe ti! Ndize (dridhe) njëherë!
- 3. Përdoret pas një foljeje me kuptimin e së ardhmes për të treguar një vendim të menjëhershëm që merr folësi pas një farë ngurrimi (zakonisht kur para foljes vihet pjesëza po). Po vete edhe unë njëherë. Po e provoj njëherë.
- Njëherë e një kohë (njëherë motit) dikur, shumë kohë më parë (në të kaluarën). Njëherë si sot në një ditë a në një kohë të ngjashme me të sotmen.