Jump to content

njëfarë

Nga Wiktionary

NJËFARË pakuf.

  • 1. Përdoret së bashku me një emër për të shënuar vend, kohë, veprim a diçka tjetër të papërcaktuar mirë, që nuk dihet a nuk përcaktohet me përpikëri. Në njëfarë kohe. Në njëfarë vendi. Në njëfarë mënyre. Në njëfarë mase. Me njëfarë krenarie. Kam njëfarë shqetësimi. Ka njëfarë lëkundjeje. Merr njëfarë zhvillimi.
  • 2. Përdoret me një emër të përveçëm a të përgjithshëm për një njeri pothuaj të panjohur ose për ta përmendur atë me mospërfillje. Erdhi njëfarë Agron Shtogu. E pa njëfarë mjeku.
  • 3. përd. pj. Përdoret para një emri që shënon një njeri, kur e përmendim për ta cilësuar me përçmim a me përbuzje; një. Është njëfarë gënjeshtari ( rrugaçi, matrapazi) ai, që s'e ka shokun.