nisem

Nga Wiktionary

NISEM vetv.

  • 1. Marr rrugën për të shkuar diku, largohem nga një vend; kund. arrij. U nis nga shtëpia. Nis për udhëtim (për rrugë). U nisën për aksion. U nis për në shkollë. Nisem me vrap (ngadalë). Nisem me këmbë (me makinë, me tren).
  • 2. vet. veta III. Vihet në lëvizje dhe fillon udhëtimin (një mjet transporti). U nis treni (autobusi, vapori). Niset herët (vonë). Nuk niset sot aeroplani. Nuk niset bosh (pa mallra, pa udhëtarë).
  • 3. Stolisem e zbukurohem. U nis nuse. U nis e u stolis.
  • 4. fig. Mbështetem diku për të vepruar a për të gjykuar, marr si mbështetje, kam si pikënisje. Nisemi nga parime të drejta. Nuk niset nga interesi vetjak.
  • Si u nis, ashtu u bitis (u gris) keq. si filloi keq një punë ashtu edhe përfundoi. Ku u nis e ku u degdis! ndryshe filloi e krejt ndryshe mbaroi, ku filloi e ku mbaroi!