Jump to content

ngutur

Nga Wiktionary

NGUTUR mb.

  • 1. Që bëhet me ngut, i nxituar. Hapa të ngutur. Punë e ngutur.
  • 2. Që vepron pa u matur e pa i peshuar mirë punët, i rrëmbyer; që shprehet a bëhet pa u menduar mirë, i pamenduar. Njeri i ngutur. Mendim i ngutur. Veprim i ngutur.