Jump to content

ngutem

Nga Wiktionary

NGUTEM vetv.

  • 1. Përpiqem të bëj diçka sa më shpejt; veproj me shpejtësi të tepruar; nxitoj, nxitohem. Ngutej të nisej (të largohej). Ecte (punonte) pa u ngutur. Ngutet duke folur.
  • 2. Veproj i rrëmbyer, pa u matur mirë e pa i peshuar mirë punët; rrëmbehem. Mos u ngut për t'u përgjigjur.
  • Pa u ngutur me kujdes dhe në mënyrë të matur.