Jump to content

ngushtim

Nga Wiktionary

NGUSHTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NGUSHTOJ, NGUSHTOHEM. Ngushtimi i enëve të gjakut. Ngushtimi i tregjeve. Ngushtimi i dallimeve thelbësore midis fshatit e qytetit (midis punës mendore dhe punës fizike).
  • 2. Pjesë e ngushtuar e një gjëje, e një vegle, e një organi etj. Ngushtime në një pjesë të veglës. Ngushtimet në aortë.
  • 3. vjet. Gjendje e rëndë dhe e vështirë. Jetë plot ngushtime. Gjendeshin në ngushtim.