ngushtësi

Nga Wiktionary

NGUSHTËSI f.

  • 1. Vetia e një sendi ose e një hapësire të ngushtë, të qenët i ngushtë. Ngushtësia e vendit (e dhomës, e shtëpisë...).
  • 2. fig. Qëndrim i ngushtë për diçka; kufizim i tepruar në kuptimin, vështrimin, gjykimin a trajtimin e diçkaje; të qenët i ngushtë; kund. gjerësi. Ngushtësia mendore. Ngushtësia e botëkuptimit (e horizontit, e mendjes). Ngushtësia e tematikës.
  • 3. fig. Gjendje e keqe ekonomike, ngushticë. Ngushtësia ekonomike.