ngurosur
Appearance
NGUROSUR mb.
- 1. Që është shndërruar në gur, që është bërë si gur. Guaskë deti e ngurosur. Bimë të ngurosura.
- 2. Që ka ngrirë në një trajtë të caktuar dhe që nuk ndryshon më tej. Fjalë (shprehje) e ngurosur. Trajtë e ngurosur. Teori (dogmë) e ngurosur.
- 3. fig. Që ka ngrirë në vend nga habia, nga frika etj.; që ka humbur gjallërinë, i pajetë. Fytyrë e ngurosur. Mbeti i ngurosur.