ngulitem
Appearance
NGULITEM vetv.
- 1. Kapem e mbahem fort pas diçkaje; ngulem fort sa nuk shqitem. U ngulitën pas shkëmbit. Iu ngulitën këmbët fort në shtyllë.
- 2. vet. veta III. fig. Zë vend në mendje a në zemër dhe nuk hiqet më; lë mbresa të thella e të pashlyeshme. M'u ngulit në mendje (në zemër). Nguliten tiparet e moralit komunist.
- 3. vet. veta III. Merr trajtë të përcaktuar mirë e të qëndrueshme; zë vend të qëndrueshëm. Ngulitet një rregull drejtshkrimore (një mënyrë shqiptimi). Ngulitet norma gjuhësore.