Jump to content

ngulem

Nga Wiktionary

NGULEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Hyn në një trup një send i mprehtë ose me majë. Iu ngul një gozhdë. Iu ngul një gjemb (një spicë) në këmbë.
  • 2. fig. Zë vend fort diku dhe nuk lëviz, qëndroj gjatë diku e nuk lëviz që andej; kund. shkulem. U ngul te dera (te shkallët). U ngul te shkëmbi. U ngul në vend.
  • 3. fig. Zë vend diku për të banuar e për të jetuar, vendosem diku; kund. shkulem. U ngulën në fshat (në tokat e reja).
  • 4. vet. veta III fig. Më lë mbresë të fortë e të pashlyeshme, zë vend në mendje a në kujtesë dhe nuk largohet; kund. shkulet. Më është ngulur në mendje (në kokë, në zemër).
  • 5. Pës. e NGUL 1-3,5,6. U ngulën kazmat. U ngulën çadrat.
  • Iu ngul (i ra, i mbeti) thikë në zemër shih te THIK/Ë,~A.