ngujuar

Nga Wiktionary

NGUJUAR mb.

  • 1. Që është mbyllur me diçka për të mos u hapur. Derë e ngujuar.
  • 2. Që është mbyllur në një kullë, kështjellë etj. Për t'u mbrojtur; që mbahet i rrethuar nga forca të jashtme. I ngujuar në kullë (në kështjellë, në kala). Ushtria e ngujuar.
  • 3. I mbërthyer në vend, që nuk lëviz dot nga vendi, i ngulur, i gozhduar. I ngujuar në shtrat. I ngujuar në vend. Mbeti i ngujuar.
  • 4. Përd. em. sipas kuptimeve 2,3 të mbiemrit. Të ngujuarit në kala (në kullë). Të ngujuarit nuk u dorëzuan.