ngujoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

NGUJOJ kal.

  • 1. Mbyll mirë derën me shul a me ndonjë mjet tjetër që të mos hapet, kyç, zë. Ngujoi derën. E ngujoi me shul (me dry).
  • 2. Mbyll brenda në një kështjellë, kullë etj. dhe nuk e lë të dalë; mbaj të rrethuar në një vend. E ngujuan në shtëpi (në kullë). E ngujuan armikun në fortesë. Na ngujoi të ftohtët (dëbora, shiu) u mbyllëm në shtëpi nga të ftohtët (nga dëbora, shiu), nuk dalim dot jashtë, mbetëm brenda.
  • 3. Pengoj dikë dhe nuk e lë të bëjë lëvizje ose të ecë, mbërthej në vend, gozhdoj. I ngujoi këmbët (duart). E ngujuan armikun. E ngujoi në vend.
  • Ia ngujoi (ia lidhi, ia zuri) këmbët shih te ZË.