nguc
Appearance
NGUC m.
- Ai që përpiqet të shtyjë dikë kundër një tjetri, njeri që synon të armiqësojë dikë me një tjetër; dashakeq.
NGUC kal.
- 1. Ngacmoj diçka a dikë me dorë ose me një send, shpoj. Nguc bletët (zogjtë). Nguc fëmijën. Nguc me dorë.
- 2. fig. Ngacmoj a shqetësoj dikë me fjalë, me thumba; gërgas. Nguc me fjalë. Mos e nguc, se zemërohet.
- 3. fig. Nxit dikë për të vepruar në dëm të dikujt, cyt, shtyj, nxit, shpoj. Nguc kundër shokut (mikut). E kanë ngucur të tjerët. Dikush e ka ngucur.
- 4. Ngjesh në një vend, i rras ngushtë.
NGUC ndajf.
- Çalë e nguc: duke çaluar e i kërrusur, duke ecur me vështirësi.