ngrysur

Nga Wiktionary

NGRYSUR as.

  • Koha kur fillon të erret, mbrëmja. Ndaj të ngrysur. Erdhi me të ngrysur; kund. të gdhirët.


NGRYSUR mb.

  • 1. Që është i mërzitur dhe i zhytur në mendime; që shpreh një gjendje shpirtërore të rëndë e të trishtuar; i zymtë, i vrenjtur. I ngrysur në fytyrë. Njeri i ngrysur. Me vetulla të ngrysura. Me ballë të ngrysur. Doli i ngrysur që andej.
  • 2. fig. Që është pa dritë e pa gëzim, i trishtuar, i zymtë, i errët. E kaluara e ngrysur. Mjedis i ngrysur.
  • 3. I errët, i vrenjtur. Qiell i ngrysur.


NGRYSUR ndajf.

  • 1. Në mbrëmje ndaj të ngrysur, kur fillon të erret, vonë. Erdhi ngrysur.
  • 2. fig. Me fytyrë të vrenjtur. Rri ngrysur.