ngrysem
Appearance
NGRYSEM vetv.
- 1. pavet. Bie errësira e mbrëmjes, erret; kund. gdhihet. Ngryset shpejt (herët, vonë). Sa të ngryset. Para se të ngryset.
- 2. vet. veta III. Kalon një ditë; kund. gdhihet. U ngrys edhe një ditë.
- 3. Kaloj ditën deri në mbrëmje ose në një gjendje të caktuar; më zë nata diku. U ngrysëm përjashta (në mal). Ku ngryset, s'gdhihet ndërron banesë a vend vazhdimisht. U ngrys e nuk u gdhi vdiq pa aguar dita tjetër, vdiq natën. Si u ngryse? si e kalove ditën? (përdoret si përshëndetje, kur takohemi me dikë në mbrëmje). Ngryset e gdhihet në punë (mbi libra).
- 4. fig. Bëhem i vrenjtur në fytyrë, vrenjtem. U ngrys menjëherë. U ngrys në fytyrë kur e pa.