ngrohem
Appearance
NGROHEM vetv.
- 1. vet. veta. III. Bëhet i ngrohtë, grihet pak temperatura; i ikën të ftohtët e madh, i kthehet ngrohtësia; kund. ftohet. Ngrohet uji (toka, rëra). Ngrohet trupi. Ngrohet koha (moti).
- 2. Marr ngrohtës duke qëndruar në diell, pranë zjarrit etj. Ngrohem në diell. Ngrohem pranë zjarrit (vatrës, sobës).
- 3. vet. veta III. fig. Bëhet më i gjallë, më i afërt e i përzemërt. U ngroh biseda (muhabeti). U ngrohën marrëdhëniet.
- 4. Pës. e NGROH 1,3.
- Ngrohet në diell (në shullë) rri pa punë, nuk bën asgjë. Jemi ngrohur nën (nga) një diell iron. jemi fare të largët njëri për tjetrin, s'kemi të bëjmë fare njëri me tjetrin; nuk jemi as fis, as soj. Është ngrohur në leshin e vet shih te LESH,~I. Më ngrohet zemra (shpirti) më ngjallet besimi e shpresa, e ndiej veten të çliruar nga shqetësimi, dyshimi a frika.