ngritje
Appearance
NGRITJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve NGRE, NGRIHEM. Ngritja e ujërave. Ngritja e peshave. sport. Ngritja e flamurit. Ngritja e shtëpive (e banesave). Ngritja e çmimeve. Ngritja e cilësisë (e nivelit). Ngritja e gruas në përgjegjësi. Ngritja e lëvizjeve revolucionare.
- 2. Zhvillim i ndjeshëm, përparim i dukshëm, nivel më i lartë; shkalla e zhvillimit të një fushe a të një dukurie; ngjitje; kund. rënie. Ngritje e ndjeshme (e madhe). Ka (vërehet) një ngritje. Vë në dukje ngritjen.
- 3. Shkalla e zhvillimit ose e pjekurisë që ka arritur dikush nga ana politike, arsimore etj. Ngritja kulturore (profesionale) e punonjësve. Ngritja ideologjike. Njeri pa ngritje.
- 4. Vend i ngritur, vend që del përmbi një rrafsh a sipërfaqe. Rrugë me ngritje e zbritje.