ngrihem
Appearance
NGRIHEM I vetv.
- 1. Çohem në këmbë, merr qëndrimin drejt (për dikë që ishte ulur a kishte rënë përdhe) çohem; kund. ulem. Ngrihem në këmbë. U ngrit nga vendi (nga karrigia). U ngrit nga toka (nga dyshemeja). U ngrit në mbledhje mori fjalën në një mbledhje, duke u çuar nga vendi. Ngrihem nga tryeza largohem nga tryeza, pranë së cilës isha ulur. Ngrihet arithi (has, sus). Mezi ngrihet.
- 2. Largohem nga shtrati ose nga vendi ku isha shtrirë për të fjetur, zgjohem; lë shtratin pas një sëmundjeje; çohem; kund. bie. Ngrihem herët (shpejt, vonë). Ngrihem që me natë. U ngrit i sëmuri nga shtrati (nga dysheku) nuk dergjet më i sëmurë, u shërua. Ngrihet me gjelat ngrihet shumë herët në mëngjes.
- 3. Nis të eci, mëkëmbem (për foshnjat). U ngrit fëmija me këmbë. Është ngritur shumë vonë.
- 4. bised. Largohem nga një vend, ku banoja ose ku isha vendosur përkohësisht. U ngritën nga Tirana. U ngrit me gjithë familje. U ngritën të gjithë të huajt.
- 5. vet. veta III. Shton lartësinë; shkëputet nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër dhe ngjitet lart; kund. ulet, zbret. Ngrihen retë. Ngrihen zogjtë. Ngrihet aeroplani (helikopteri, raketa). Ngrihet nga aerodromi (nga pista).
- 6. vet. veta III. Shkëputet ngadalë nga një sipërfaqe dhe përhapet në ajër. Ngrihet pluhuri (avulli) nga toka. Ngrihet tymi shtëllunga-shtëllunga.
- 7. vet. veta III. Shkon më lart nga rrafshi i sipërfaqes, bëhet më i lartë ose më i bymyer; çohet, fryhet. U ngrit toka (vendi). I ngrihej gjoksi. Ngrihet brumi.
- 8. vet. veta III. Zë një vend duke dalë më lart se sendet e tjera përreth, duket mbi sendet e tjera. Atje tej ngrihet një mal (një kodër, një shkëmb). Anës rrugës ngrihej një përmendore (një lapidar). Ngrihen oxhakët e fabrikave.
- 9. vet. veta III. Duket në horizont, si pasojë e rrotullimit të Tokës, çohet, lind, del. U ngrit dielli tre peshë.
- 10. Drejtoj trupin, pasi kam qenë shtrirë a i përkulur; drejtohet lart diçka që rrinte varur ose ishte përkulur, merr drejtimin pingul. U ngrit drejt. U rritën degët. U ngrit përsëri gruri pas shiut. Më ngrihen flokët (qimet e kokës) përpjetë.
- 11. Ngre krye, bëj kryengritje, çohem në luftë; nuk pranoj t'i nënshtrohem më. U ngritëm kundër pushtuesit. U ngrit i gjithë populli. U ngritën masat e gjera si një njeri (si një trup) i vetëm. Një bie, mijëra ngrihen.
- 12. vet. veta III. I shtohet madhësia, vlera, masa shkalla, bëhet më i madh, rritet. Ngrihet temperatura (shtypja, trysnia). Ngrihet niveli. Ngrihet mirëqenia. Ngrihet në mënyrë të ndjeshme.
- 13. vet. veta III. I shtohet vrulli ose shkalla e shfaqjes a e zhvillimit, i zmadhohet forca, bëhet më i fuqishëm. Ngrihet vigjilenca (fryma revolucionare). Ngrihet gjendja shpirtërore. In ngritën nervat u zemërua, u nevrikos.
- 14. vet. veta III. I shtohet forca e ndriçimit ose e zërit. Ngrihet drita. Iu ngrit zëri.
- 15. Marr një punë a një vend më të lartë se më parë, ngjitem. U ngrit ne detyrë (në përgjegjësi). U ngrit lart.
- 16. vet. veta III. Më rritet vlera ose rëndësia përpara të tjerëve. I është ngritur autoriteti (prestigji).
- 17. Fitoj përsëri vendin a gjendjen e mëparshme; përmirësoj gjendjen ekonomike; kund. bie. U ngritën pasi hynë në kooperativë.
- 18. vet. veta III. Krijohet, themelohet. U ngrit një çetë (një rreth, një organizatë). U ngrit kooperativa.
- 19. vet. veta III. Fillon, nis me forcë. U ngrit një erë e madhe.
- 20. E ndërpres a i jap fund një pune, të cilën e kryeja ndenjur. U ngritën nga tryeza (nga buka, nga sofra). U ngrit nga puna.
- 21. Para një foljeje tjetër tregon fillimin e një veprimi a një përpjekje më të madhe për të kryer diçka. U ngrit e vajti (e shkoi). Ngrihet e punon. Ngrihen dhe e mbrojnë shokët.
- 22. Pës. e NGRE. U ngrit flamuri. U ngritën dolli.
- U ngrit (doli) nga balta shih te BALT/Ë,~A. Ngrehu e bjer (bjer e çohu) shih te BIE I. Iu ngrit (i hipi, i kërceu, e zuri) damari shih te DAMAR,~I. Iu ngrit (i hipi, kërceu) dielli i ballit shih te DELL,~I. Iu ngrit mendja shih te MENDJ/E, ~A, Ngrihet (çohet) peshë shih te PESHË. Ngrihet me vesë (për vesë) shih te VES/Ë,~A. Iu ngritën (iu çuan) flokët (qimet, leshrat e kokës) përpjetë shih te FLOK,~U. I ngrihet ( i çohet) pluhuri nga prapa dikujt shih te PLUHUR,~I. Iu ngritën (i erdhën, iu mblodhën) zorrët te goja (në grykë, në fyt) shih te ZORR/Ë,~A. Ngrihu prift të ulet (të rrijë) hoxha! shih te PRIFT,~I I. Ngrihen (çohen) këmbët e bien kokës shih te KËMB/Ë, ~A. Kush fle me qenin (me qentë) ngrihet me pleshta fj.u. shih te QEN,~I.
NGRIHEM II vetv.
- shih NGRIJ 1,3,4. M'u ngri qafa (krahu). U ngri në vend. U ngri uji.