ngordh

Nga Wiktionary

NGORDH jokal.

  • 1. vet. veta III. Pushon së jetuari, vdes (për kafshët). Ngordhi kali (gomari, lopa, qeni, macja). Ngordhën pulat.
  • 2. keq. Vdes. Ngordhnin rrugëve (në kurbet). Ngordhi beu. Ngordhi si qen. Armiqtë le të ngordhin.
  • 3. fig. bised. Mundohem shumë duke bërë diçka, rraskapitem, këputem; bëj diçka pa iu ndarë deri në fund. Ngordhte në punë. Ngordhte gjithë ditën në pazar.
  • 4. fig. bised. Vuaj shumë nga diçka ose për diçka; vdes. Ngordhi për bukë (për të ngrënë). Ngordhi së ftohti. Ngordhi për gjumë.
  • 5. fig. bised. Jam shumë i dhënë pas diçkaje; dua ose më pëlqen shumë diçka. Ngordh pas librave. Ngordhte pas të birit (së bijës). Ngordh për mollë (për një pikë raki).
  • 6. kal. Mbyt, vras (për kafshët). Ilaç që ngordh mizat.
  • 7. kal. bised. E mundoj shumë, e lodh rëndë. E ngordhi kalin me punë.
  • E ngordhi (e kalbi) në dru shih te DRU,~JA II. Ka ngordhur ajo pulë që bënte ato vezë shih te PUL/Ë, ~A. Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë rehat as mizat shih te GOMAR,~I. Presin të ngordhë gomari (kali) që t'i marrin potkonjtë përb. shih te GOMAR,~I.