Jump to content

ngop

Nga Wiktionary

NGOP kal.

  • 1. I jap të hajë a të pijë dikujt sa të shuajë plotësisht urinë ose etjen; mbush me ushqim stomakun; ngij. I ngopi fëmijët. Ngopi barkun i ngopi me bukë (me mish, me verë).
  • 2. fig. Kënaq deri në fund me diçka, u jap kënaqësi të plotë shqisave ose dëshirave a ndjenjave. Ngop syrin. Ngop zemrën. Ngop lakmitë.
  • 3. fig. I jap me tepri diçka, zakonisht të padëshirueshme ose të zbrazët, pa vlerë; mbush, dend. I ngopi me premtime (me llafe, me gënjeshtra). E ngopi në dru e rrahu keqas.
  • 4. fig. bised. Ia hedh tjetrit; ia lë në kurriz një barrë a diçka të padëshirueshme. Ua ngopi fajin të tjerëve. Ia ngopi atë punë atij.
  • 5. Mbush me diçka derisa të mos mbajë më a të mos ketë më nevojë; kim. i shtie një lëngu ose një tretësire sasinë më të madhe të një lënde tjetër mund të shkrihet në të. Ngop një lëng.