Jump to content

ngjizet

Nga Wiktionary

NGJIZET vetv.

  • 1. Mpikset qumështi dhe bëhet kos a djathë, bëhet si qull një lëng, trashet. Ngjizet qumështi e bëhet djathë. U ngjiz gjella.
  • 2. Nis të formohet në barkun e nënës. Ngjizet fëmija.
  • 3. spec. Kullojnë në fund e lidhen grimcat e një lënde që nuk kristalizohet; mpikset. Ngjizet gjaku. Ngjizen proteinat.
  • 4. fig. Nis të marrë trajtë diçka, krijohet, mbruhet. Ngjizet mendimi krijues. Ngjizen planet për të ardhmen.