ngjitur
Appearance
NGJITUR mb.
- 1. Që është shumë afër me një tjetër, aq sa e prek, i puqur. I kanë shtëpitë (bankat) të ngjitura. Rrinin të ngjitur.
- 2. fig. I dashur e i afrueshëm i dhënë shumë pas dikujt a diçkaje, që nuk shkëputet nga diçka. I ngjitur pas s'ëmës. Shumë të ngjitura pas familjes.
- 3. fig. keq. Që të qepet prapa dhe nuk të ndahet, i bezdisur, i mërzitshëm. Është shumë i ngjitur.
- Baltë e ngjitur keq. Njeri i mërzitshëm që të ngjitet nga pas e nuk të shqitet.
NGJITUR ndajf.
- 1. Fare afër me një tjetër, pranë, puqur. Ngjitur me shtëpinë tonë (me ne). Dhoma (shtëpia, dyqani) ngjitur. Banoj këtu ngjitur (në rrugën ngjitur).
- 2. Në mënyrë të ngjeshur a të puqur pas diçkaje. Me rroba ngjitur pas trupit.