ngjitës

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

NGJITËS I m.

  • 1. Lëndë veshtullore ose përzierje e disa lëndëve, me të cilën lyhen sipërfaqet e dy fletëve a të dy pjesëve për t'i ngjitur; zamkë. Ngjitës i lëngshëm (i trashë). Lyej me ngjitës. Tutkalli është ngjitës i mirë.
  • 2. bot. Bimë barishtore që rritet ndër ara e nëpër gjerdhe, me kërcell të hollë e të gjatë si të kulprës, me gjethe të çara e me gjemba, që të ngjiten pas trupit, dhe me lule të bardha në të gjelbër, që lëshojnë disa fara të murrme.
  • 3. bot. Urth.


NGJITËS II m.

  • Ai që ngjitet diku; sport. ai që u ngjitet majave të larta, alpinist. Ngjitësit arritën majën e malit.


NGJITËS I mb.

  • 1. Që shërben për të ngjitur dy gjëra; që është i lyer me një lëndë e cila ngjit. Lëndë ngjitëse. Gomë ngjitëse. Letër ngjitëse (për miza) rrip letre i lyer me një lëndë veshtullore për të kapur mizat.
  • 2. Që ngjitet pas sendeve të tjera dhe nuk shqitet lehtë. Baltë ngjitëse. Truall i butë dhe ngjitës.
  • 3. mjek. Që ka aftësinë të kalojë nga një i sëmurë te një i shëndoshë, që përhapet nga një i sëmurë tek të shëndoshët (për sëmundjet). Sëmundje ngjitëse. Spitali (pavijoni) i sëmundjeve ngjitëse. Nuk është ngjitëse.
  • 4. fig. Që përhapet lehtë tek të tjerët, që i zë edhe të tjerët.


NGJITËS II mb.

  • 1. Që merr drejtimin nga poshtë lart; që shkon duke u ngritur; që lëviz nga poshtë lart; kund. zbritës. Vijë ngjitëse. Rryma ngjitëse të ajrit. Shkallëzim ngjitës. Diftong ngjitës. gjuh. diftong tek i cili theksi bie mbi elementin e dytë. Shkallë ngjitëse. muz. shkallë muzikore në të cilën çdo tingull a zë është më i lartë se ai që gjendet para tij.
  • 2. bot. Kacavarës. Fasule ngjitëse.