ngjit
Appearance
NGJIT I kal.
- 1. Bashkoj një gjë tek një tjetër me një lëndë veshtullore si zamkë, tutkall etj.; vë; kund. shqit, heq, çngjit. Ngjit pullën në zarf. Ngjit parullën (afishen, shpalljen) në mur. Ngjit me tutkall (me zamkë).
- 2. Bashkoj pjesët e diçkaje që ishte këputur e thyer; bashkoj një gjë me një tjetër duke e qepur a duke e mbërthyer. Ngjit kockën e thyer. Ngjit dorezën e çadrës. I ngjiti mëngët këmishës.
- 3. Bashkoj dy pjesë prej metali duke i shkrirë me zjarr në dy skajet; i zë vrimat një ene prej metali duke e pikur. Ngjit hekurin (shufrën e këputur). Ngjit kovën (kazanin). Ngjit me kallaj (me plumb).
- 4. Ia kaloj një tjetri sëmundjen nga e cila vuaj vetë; fig. e bëj ta zërë një ndjenjë, që e kisha vetë. I ngjiti sëmundjen (gripin). Ua ngjit gëzimin (guximin, optimizmin) edhe të tjerëve.
- 5. I vë emrin; i vë një emër të dytë a një nofkë, quaj. Ia ngjitën emrin Agim. I ngjitën një nofkë.
- 6. fig. I vë fajin pa të drejtë për diçka; ia vë në kurriz dikujt diçka që nuk i takon; ia vesh. Ia ngjiti fajin atij. Ia ngjiti tjetërkujt vrasjen (vjedhjen). Ia ngjitën të gjitha atij. I ngjiti një bisht.
- 7. Bashkoj fort pas diçkaje; afroj shumë sa të takohen. E ngjiti pas dheut (pas xhamit). I ngjitën tryezat. I ngjiti dhëmbin e kafshoi.
- 8. bised. Godas me diçka, qëlloj fort. Ia ngjiti me shuplakë (me pëllëmbë). Ia ngjiti në lule të ballit.
- 9. vet. veta III jokal. Ka aftësinë të bashkojë dy gjëra që të mos ndahen (për disa lëndë veshtullore etj.). Kjo zamkë nuk ngjit. Ngjit mirë.
- 10. vet. veta III jokal. Zë vend mirë dhe nuk shqitet lehtë, ngjitet. Ngjit bora. Më ngjiti këmba në baltë. Më ngjiti në dorë.
- 11. vet. veta III jokal. Më zë vend një ushqim, më shijon e më shkon mirë. Nuk më ngjiti buka (dreka).
- I ngjit dorën (krahun) dikujt ndihmoj dikë që është në vështirësi. I ngjiste (i vinte) brirë (brirët e kaut) dikujt keq. shih te BRI,~RI. I ngjit fjala i shkon fjala, i zë vend ajo që thotë, e dëgjojnë. E ngjiti me barrë e la shtatzënë. Ia ngjiti sytë e shikoi me vëmendje të madhe. Më ngjit në zemër dikush shih te ZEM/ËR,~RA. Është për ta ngjitur pas murit shih te MUR,~I.
NGJIT II kal.
- 1. Shpie diçka nga një vend më i ulët në një vend më të lartë, ngre; kund. zbres, ul. I ngjiti tullat në katin e tretë. E ngjiti shumë lart aeroplanin (helikopterin).
- 2. Kaloj nëpër një vend nga poshtë lart, ngjitem. Ngjitën të përpjetën. I ngjiti shkallët me vrap.
- 3. fig. Ngre, çoj lart. E ngjiti lart. E ngjiti në krye të klasifikimit.
- I ngjit shkallët një nga një dikush i merr punët shtruar; është i matur e i kujdesshëm në të folur e në të vepruar; nuk ngutet.