ngjishem
Appearance
NGJISHEM I vetv.
- 1. vet. veta III. Bëhet më i rrasët dhe e pakëson vëllimin, bëhet më i dendur, rrasallitet. Ngjishet toka. Është ngjeshur tepër.
- 2. Afrohem shumë pas dikujt a pas diçkaje, shtrëngohem. Ngjishem pas murit. Ngjishej pas s'ëmës. Ngjishen njëri pas tjetrit.
- 3. bised. Ha sa ngopem mirë; marr me shumicë diçka, dendem. U ngjeshën së ngrëni. Hëngri sa u ngjesh. U ngjesh paq.
- 4. Pës. e NGJESH I. Ngjishet me dorë.
NGJISHEM II vetv.
- Vë armët në brez; kund. zgjishem. U veshën e u ngjeshën.