ngjallem
Appearance
NGJALLEM vetv.
- 1. Kthehem përsëri në jetë pasi kam qenë duke vdekur; ringjallem (sipas paragjykimeve fetare ose besëtytnive). I vdekuri nuk ngjallet.
- 2. Shtoj në peshë, shëndoshem, vë dhjamë, majmem. Është ngjallur tepër. U ngjall nga brumërat.
- 3. vet. veta III fig. Shfaqet përsëri si diçka e gjallë, ringjallet (për ndjenjat, mendimet etj.). M'u ngjall e kaluara. Më ngjallet në mendje (në kujtesë). Iu ngjall përsëri shpresa.
- 4. vet. veta III fig. Shkaktohet, përftohet, lind. U ngjallën mosmarrëveshje. Iu ngjallën dyshime.
- 5. bised. E marr veten përsëri pas sëmundjes, shërohem. U ngjall përsëri. M'u ngjall dora (syri).