Jump to content

ngjall

Nga Wiktionary

NGJALL kal.

  • 1. Kthej përsëri në jetë dikë që mendoj se kishte vdekur; kthej në jetë një të vdekur, ringjall (sipas paragjykimeve fetare ose besëtytnive). E ngjallën të mbyturin.
  • 2. I jap të hajë sa të shëndoshet mirë (për kafshët); e majm. I ngjallën me brumë (me misër). Ushqim që ngjall derrat.
  • 3. fig. Risjell në mendje a në kujtesë gjëra të kaluara ose të largëta. Ngjall kujtime.
  • 4. fig. Bëj që të lindë a të përftohet te dikush një ndjenjë, një gjendje shpirtërore e caktuar; i zgjoj përsëri, ringjall. Ngjall ndjenjat kombëtare. Ngjall frymën revolucionare. I ngjall besimin në vetvete. I ngjall shpresat (dëshirën).
  • 5. vet. veta III fig. Shkakton, bëhet shkak për të lindur a për t'u shfaqur diçka. Ngjall interes (kureshtje). Ngjall diskutime (kundërshtime). Ngjalli entuziazëm. Ngjall pakënaqësi (armiqësi). Ngjall habi (frikë, dyshim).
  • 6. bised. Shëroj. E ngjalli mjeku.
  • Ngjall të vdekurin nga varri
  • a) ka forcë ose aftësi shumë të madhe;
  • b) është shumë i mirë, i këndshëm, tërheqës, i shijshëm etj. (për ushqimet).