ngjak
Appearance
NGJAK m.
- 1. Gjak i mbledhur në një vend të trupit nga një goditje ose nga një shtypje, mëllë me gjak. Iu bë në dorë një ngjak.
- 2. fig. Diçka e keqe që të mundon e që s'e duron dot; peng, merak, gozhdë. E ka ngjak. M'u bë ngjak.
- Ia zuri shpirtin ngjak dikujt e mundoi shumë sa ia plasi shpirtin. Iu zu shpirti ngjak vuan shumë, mundohet pa masë, i plasi shpirti.