Jump to content

ngjaj

Nga Wiktionary

NGJAJ jokal.

  • 1. Kam veti, tipare a cilësi shumë të afërta ose pothuajse të njëjta me një tjetër, jam gati njësoj me një tjetër; përngjaj, shëmbëllej. I ngjan babait (të atit). Ngjan me të vëllanë. Ngjajnë njeri me tjetrin. I ngjan shumë (pak, krejt). Fshati im i ngjan tuajit. Viti vitit nuk i ngjan.
  • 2. vet. veta III. Duket. Qyteti ngjan si për festë.
  • 3. pavet. (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më duket, më bëhet se...; ka mundësi të jetë. Më ngjan se ka ardhur. Kështu më ngjan. Nuk më ngjan të jetë ai. Ashtu ngjan të jetë.
  • 4. vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) bised. Më shkon, më ka hije. S'të ngjan kjo rrobë. Nuk të ngjan ty ta bësh këtë punë.
  • 5. kal. bised. Bëj diçka fare të afërt me diçka tjetër, e bëj pothuajse si një tjetër; imitoj. Ia ngjaj shkrimit të tij. Nuk di në ia ngjaj.
  • Bëmë baba (nënë) të të ngjaj thuhet kur fëmija ngjan shumë me prindin edhe në sjellje e në mendime.