Jump to content

nginjur

Nga Wiktionary

NGINJUR mb.

  • 1. Që e ka shuar plotësisht urinë; që nuk do më të hajë e të pijë, i ngopur; kund. i uritur. Njeri i nginjur. Fëmijë të nginjur.
  • 2. Që ka thithur aq sa nuk merr dot më; kim. që përmban sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të tretet në të. Tokë e nginjur. Tretësirë e nginjur.
  • 3. fig. Që ka plotësuar çdo dëshirë deri në fund, që është kënaqur deri në fund me diçka, sa nuk do më. I nginjur me udhëtime. I nginjur nga jeta. Vdiq i nginjur.