Jump to content

ngij

Nga Wiktionary

NGIJ kal.

  • 1. I jap të hajë ose të pijë dikujt sa të shuajë plotësisht urinë a etjen; ngop. Ngij me bukë (me mish, me verë). Ngij të uriturin. Nuk nginin dot barkun me bukë.
  • 2. Mbush me diçka derisa të mos mbajë më a të mos ketë më nevojë; kim. i shtie një lëngu ose tretësire sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të shkrihet në të. E nginë tokën shirat që ranë. Ngij tretësirën me kripëra.
  • 3. fig. Kënaq deri në fund dëshirën me diçka; u jap kënaqësi të plotë shqisave a ndjenjave. E ngiu dëshirën (kureshtjen). Na ngiu zemrën. Të ngin syrin.