Jump to content

ngihem

Nga Wiktionary

NGIHEM vetv.

  • 1. Ha e pi sa e shuaj plotësisht urinë a etjen; ngopem. Ngihem me mish (me verë).
  • 2. Mbushem me diçka; thith diçka në vetvete me shumicë aq sa të mos kem më nevojë. Ngihem me frymë (me ajër). U ngi toka me ujë.
  • 3. fig. Kënaqem plotësisht me diçka; plotësoj deri në fund një dëshirë; heq a nxjerr mallin për diçka, ngopem. U nginë me miqtë (me të afërmit). Më ngihet zemra. Nuk ngihem së shikuari.
  • 4. Pës. e NGIJ 3.