Jump to content

ngatërroj

Nga Wiktionary

NGATËRROJ kal.

  • 1. Lidh a bëj bashkë pa rregull fije të ndryshme; koklavit. Ngatërroj flokët (fijet e lëmshit). Ngatërroj perin (spangon, telin). Ngatërroj grepat.
  • 2. Përziej a bëj bashkë në mënyrë të parregullt gjëra të ndryshme; përziej njërën me tjetrën. I ngatërroi librat (fletoret). I ngatërron fjalët kur flet. Ngatërron hapin nuk i hedh hapat sipas rendit në rresht.
  • 3. Marr një gjë për një tjetër; bëj gabimisht një gjë në vend të tjetrës. I ngatërron emrat. Ngatërron ngjyrat (tingujt). Ngatërroi derën (rrugën, adresën). E ngatërron rrapin me panjën. Më ngatërroi me një shokun e vet.
  • 4. fig. Bëj diçka të errët e të paqartë për t'u kuptuar, ndërlikoj, pështjelloj. I ngatërroi mendimet. I ngatërroi punët. E ngatërroi çështjen. Ngatërron diçka nëpër dhëmbë flet në mënyrë të paqartë, pëshpërit nëpër dhëmbë.
  • 5. Fut përçarje; grindje e mosmarrëveshje ndërmjet dy a më shumë njerëzve, vendeve etj. Ngatërron gjithë botën. Ngatërronin vendet e Ballkanit.
  • 6. fig. Bëj dikë që të humbë fillin e mendimeve ose lidhjen e fjalëve gjatë bisedës; i ndërhyj në një punë ose e ndërpres dhe e pështjelloj; hutoj, prish mendjen. I ngatërroj fjalën dikujt. Mos më ngatërro!
  • 7. Tërheq pas vetes ose shtyj dikë të marrë pjesë në një punë të papëlqyer a të keqe. E ngatërroi në një grindje. I ngatërruan në një luftë të padrejtë.
  • Ia ngatërroi letrat dikujt ia prishi planet, nuk e la t'ia arrinte qëllimit. Ngatërron (përzien) lëmshin (fijet, penjtë) e bën diçka më të ndërlikuar, më të vështirë; krijon një gjendje të vështirë. I ngatërroi (i zuri, i mbrehu) qetë m e dikë shih te MBREJ. Ngatërron (turbullon) ujërat shih tek UJ/Ë,~I.