Jump to content

ngatërrohem

Nga Wiktionary

NGATËRROHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Mbështillen a ndërthuren në mënyrë të parregullt; koklavitet, ndërliket. Ngatërrohen flokët. U ngatërrua spangoja (teli, peri).
  • 2. vet. veta III. Përzihen a bëhen bashkë gjëra të ndryshme ose të largëta. U ngatërruan llogaritë. Ishin ngatërruar numrat e revistave (e gazetave). Iu ngatërruan shënimet.
  • 3. Pengohem nëpër fijet e diçkaje, mbetem i lidhur a nuk mund të lëviz lirisht. U ngatërruan nëpër tela (nëpër ferra, nëpër shkurre). U ngatërruan zogjtë në rrjetë (ndër leqe).
  • 4. fig. Përzihem vetë a shtyhem nga të tjerët të marr pjesë në një punë të papëlqyer; hyj në marrëdhënie të padëshirueshme me dikë; përzihem në punët e dikujt. U ngatërrua në një çështje (në një grindje). U ngatërrua në një luftë (në një konflikt). U ngatërruan në një gjyq. Nuk ngatërrohem me ta nuk përzihet në punët e tyre, s'dua të kem punë me ta.
  • 5. Them diçka tjetër në vend të asaj që duhet, humbas fillin e mendimeve a të bisedës; e bëj diçka në mënyrë të gabuar, jo sipas rregullit a rendit. U ngatërrua në provimin (në mësim). U ngatërrua në numërim (në të folur). I ngatërrohen këmbët në të ecur.
  • 6. vet. veta III. Humbet qartësinë e rregullin, pështjellohet. Më ngatërrohen mendimet. Më ngatërrohet koka.
  • 7. Zihem a grindem me dikë. Ngatërrohen për hiçgjë. U ngatërruan keq.
  • 8. vet. veta III. Bëhet diçka më e vështirë; dalin pengesa e vështirësi të reja në një punë etj.; ndërlikohet, koklavitet. U ngatërrua gjendja. U ngatërruan punët keq.
  • U ngatërruan fijet (u ngatërrua lëmshi) u ngatërrua një punë, dolën pengesa e ngatërresa në një punë. I ngatërrohet (i dridhet) gjuha shih te DRIDHEM. I ngatërrohet nëpër këmbë dikujt e pengon në veprimet e tij, i bëhet pengesë e bezdis.