ngado

Nga Wiktionary

NGADO

I. ndajf. Nga çdo vend, nga çdo anë, gjithandej, kudo. Ngado jehonte kënga. Pushka kërciste ngado. Ngado bëhej luftë.


II. lidh. Përdoret së bashku me përemrin lidhor «që» për të lidhur një fjali të varur vendore; në çdo vend ku, nga çdo anë që, kudo që. Ngado që shkojnë, shohin përparime të mëdha. Ngado që kaluan, i pritën me gëzim.