Jump to content

ngadhënjimtar

Nga Wiktionary

NGADHËNJIMTAR m.

  • 1. lart. Ai që ka arritur fitore të plotë në një luftë; ai që ka dalë fitimtar pas përpjekjesh të mëdha për të arritur diçka, ngadhënjyes, fitimtar. U kthyen ngadhënjimtarët nga lufta.
  • 2. Pushtues i një vendi.


NGADHËNJIMTAR mb. lart.

  • 1. Që ka arritur fitore të plotë; që del gjithmonë fitimtar, i pathyeshëm; që kryhet me sukses të plotë e të gjithanshëm, që çan përpara me fitore, i pandalshëm. Betejë (luftë) ngadhënjimtare. Flamur ngadhënjimtar. Marshim ngadhënjimtar. Ndërtimi ngadhënjimtar i socializmit.
  • 2. Që shpreh fitoren e plotë, krenar. Me pamje ngadhënjimtare.