ngadalë

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

NGADALË ndajf.

  • 1. Në mënyrë të ngadalshme, me shpejtësi të vogël, pa u nxituar; kund. shpejt. Ecin ngadalë. Punon ngadalë. E bënë rrugën ngadalë. E kanë marrë punën ngadalë.
  • 2. Më zë të ulët; pa u ndier; pa bërë zhurmë. Flet ngadalë. U afrua ngadalë.
  • 3. përd. pasth. Përdoret për t'i prerë hovin ose për t'i tërhequr vëmendjen dikujt që ecën, që bën një punë a që flet. Më ngadalë, ju lutem!