ngacmoj

Nga Wiktionary

NGACMOJ kal.

  • 1. Prek me dorë a me një mjet dikë a diçka për ta kruar, për t'i hequr diçka, për ta ndezur etj.; trazoj. Ngacmoi plagën me thua. Ngacmoj zjarrin me mashë.
  • 2. fiziol. Veproj mbi indin e një organizmi të gjallë dhe e bëj të pësojë ndryshime e të përgjigjet; e bëj të ndiejë dhembje ose të ketë një ndijim zakonisht të papëlqyeshëm. I ngacmon lëkurën (nervin). Drita i ngacmonte sytë. Të ngacmon hundën.
  • 3. Bëj që të veprojë më me gjallëri e me forcë, gjallëroj një ndjenjë etj.; ngjall. I ngacmon fantazinë (kureshtjen). I ngacmon nervat. I ngacmon oreksin.
  • 4. fig. Nxit, shtyj dikë që të veprojë kundër a në dëm të dikujt, nxit, cyt, shpoj, nguc. E ngacmuan kundër tij.
  • 5. Shqetësoj dikë duke e prekur me dorë, duke i thënë fjalë që e mërzitin ose duke e tallur; trazoj; e cyt dikë për ta zemëruar, thumboj, ngas. Ngacmon shokun e bankës. Ngacmon me fjalë.
  • 6. vet. veta III bised. shih NGAS I,4. E ngacmon kolla (lemza). E ngacmojnë ethet. E ngacmon një plagë e vjetër. E ngacmon ajo e tokës i bie, e kap herë pas here sëmundja e tokës.
  • 7. elektr. Dërgoj rrymë elektrike në elektromagnetet e një motori, krijoj fushën magnetike të nevojshme për të vënë në lëvizje një motor.
  • Ngacmon (shtyn, trazon) urët shih tek UR/Ë,~A II.