ngacmim
Appearance
NGACMIM m.
- 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve NGACMOJ, NGACMOHEM. Ngacmimi me fjalë (me dorë). Gjendje ngacmimi. Ngacmimi i fijeve nervore.
- 2. fiziol. Tërësia e ndryshimeve që ngjasin në një ind të gjallë, kur mbi të vepron diçka nga bota e jashtme dhe që sjell një përgjigje ndaj saj; ndijimi që provojmë nga një ngacmues. Ngacmime të jashtme (të brendshme). Kam një ngacmim në zemër.
- 3. elektr., tek. Krijimi i një fushe magnetike të nevojshme për të vënë në veprim një motor elektrik. Ngacmim i pavarur. Ngacmim në seri. Ngacmimi i motorit elektrik.
- 4. fig. Diçka që na shqetëson.