Jump to content

nevojitem

Nga Wiktionary

NEVOJITEM vetv.

  • 1. Jam i nevojshëm diku a për diçka, duhet të marr pjesë në një punë, në një veprim, ku mund të jap një ndihmë të vlefshme. Nevojitet këtu (atje). Nevojitet në hidrocentral.
  • 2. vet. veta III. është e nevojshme diçka për dikë a për një punë, ndihet nevoja për diçka, duhet. Nevojiten pjesë ndërrimi. Nevojiten dhjetë ditë. Më nevojiten disa libra. Nevojiten për punën.