neverit
Appearance
NEVERIT kal.
- 1. E bëj t'i vijë neveri; vel, velit. Mos ia neverit gjellën! Na neveriti ky mish (kjo ëmbëlsirë).
- 2. fig. E bëj diçka të mërzitshme e të padurueshme për dikë, duke ia dhënë me tepri ose në mënyrë të rëndë e të pakapshme; ia nxjerr nga zemra dikujt një njeri të afërm, një shok etj., duke i folur keq për të. Ia neveriti lëndën (mësimin). Ia neveriti atë njeri.
- 3. Heq dorë dhe nuk kujdesem më për dikë a për diçka, braktis, lë pas dore. Neveriti shkollën (familjen). E neveriti qytetin në fatin e tij.