nepërkë

Nga Wiktionary

NEPËRKË f.

  • 1. zool. Gjarpër helmues, me kokën të shtypur në trajtë trekëndëshi, me trupin të mbuluar nga luspa me ngjyra të ndryshme, me dy dhëmbë në gojë dhe me bisht të shkurtër. Nepërkë e shkruar. Nepërkë pika-pika. Nepërkë shullëri. Helmi i nepërkës. Fishkëllima e nepërkës.
  • 2. fig. Njeri shumë i keq e i pabesë; njeri shumë i djallëzuar e tinëzar; njeri që e ka gjuhën të hidhur e të mprehtë, që të ther e të helmon me fjalë. Është një nepërkë e keqe. E kishte nusen nepërkë.
  • Nepërkë e shkruar grua shumë e bukur e lozonjare.