Jump to content

neolatin

Nga Wiktionary

NEOLATIN mb.

  • 1. Që e ka prejardhjen nga latinishtja ose që është krijuar mbi bazën e saj (për gjuhët si italishtja, spanjishtja, frëngjishtja, rumanishtja etj.). Gjuhët neolatine.
  • 2. Që është pasardhës i romakëve ose që ka qenë ndikuar thellë nga pushtimi dhe qytetërimi romak. Popujt neolatinë.