nemitem
Appearance
NEMITEM vetv.
- 1. Mbetem pa gojë, nuk nxjerr zë a fjalë nga habia a nga frika; shastisem, ngrij në vend, shtang. U nemit nga habia. U nemit dhe u zverdh.
- 2. vet. veta III. Bëhet i heshtur; nuk dëgjohet më diçka, shuhet, pushon. Zërat u nemitën.